AKTIVITET TRAJNUES: “Padia civile në procesin penal.” - 10 mars 2026

Shkolla e Magjistraturës, më datë 10 mars 2026, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë “Padia civile në procesin penal. Afati për legjitimin e paditësit civil. Sigurimi i padisë civile në procesin penal sipas nenit 63 të Kodit të Procedurës Penale, dallimi me sigurimin e padisë sipas nenit 202 të Kodit të Procedurës Civile. Heqja dorë nga gjykimi i padisë civile sipas parashikimit në nenin 64 të Kodit të Procedurës Penale dhe dallimet me të drejtën e heqjes dorë sipas nenit 201 të Kodit të Procedurës Civile. Praktika gjyqësore lidhur me zbatimin e nenit 64 të Kodit të Procedurës Penale. Efektet e vendimit të pushimit të çështjes/pafajësisë mbi padinë civile në procesin penal”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.

Ky aktivitet u drejtua nga: 

Ekspertë: Margarita Buhali, Iliba Bezati

Lehtësues: Thomaidha Roça

Qëllimi i këtij trajnimi është: Të ofrojë një kuptim të thelluar mbi padinë civile në procesin penal, nëpërmjet identifikimit të problemeve praktike dhe sfidave që hasen në zbatimin e parashikimeve ligjore në fuqi. Qëllimi është të forcohet aftësia e pjesëmarrësve për të menaxhuar në mënyrë efektive çështjet civile që lindin nga apo lidhen me fakte penale, duke përmirësuar kështu praktikën gjyqësore dhe rezultatin e drejtësisë në këto raste.

Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve.

Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si: 

Padia civile në procesin penal. 

  • Afati për legjitimin e paditësit civil. Heqja dorë nga gjykimi i padisë civile sipas parashikimit në nenin 64 të Kodit të Procedurës Penale dhe dallimet me të drejtën e heqjes dorë sipas nenit 201 të Kodit të Procedurës Civile. 
  • Efektet e vendimit të pushimit të çështjes/pafajësisë mbi padinë civile në procesin penal.
  • Vështrim krahasues midis rregullave të gjykimit të padisë civile në procesin penal dhe padisë të ngritur për të njëjtin shkak në gjykatën civile. Probleme të praktikes gjyqësore.
  • Jurisprudenca e GJEDNJ-së mbi problematikat e padisë civile në procesin penal dhe të padisë civile si rrjedhojë e një fakti penal.

Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë, prokurorë dhe këshilltarë ligjorë të Republikës së Shqipërisë.